Receta e Cekës - Fileta salmoni në folie

  • 01 maj 2020 - 07:25
Receta e Cekës - Fileta salmoni në folie

PËRBËRËSIT:

1 kg salmon, 2 lugë gjalpë ose margarinë, 1 limon, pak kripë, majdanoz, disa kokrra ulliri, vaj, 2-3 thelpinj hudhre, sallatë të përzier patatesh.

Filetat e peshkut ndahen në 2 cm. trashësie dhe palosen në 4 folie alumini të lyera me yndyrë. Spërkaten me lëng limoni, piper dhe kriposen, kurse mbi u hidhet sallata. Folia mbyllet mirë. Piqen në furrë ose skarë për 45 minuta. Shërbehen të zbukuruar me ullinj, majdanoz të grirë hollë dhe perime. 

(Kosova Sot Online)