Receta e Cekës: Pulë e mbushur

  • 04 maj 2020 - 07:05
Receta e Cekës: Pulë e mbushur

PËRBËRËSIT:

• 1 pulë e madhe, • 1 palë mëlçi pule, • 100 g mish i bluar, • 1 rriskë bukë bajate pa kore, • kripë, piper, • arrë moskati, • rozmarinë, • 2 qepë, • 1 kg patate, • 3-4 karota, • 2 thelpinj hudhre, • 1/2 gotë verë të bardhë. Mëlçitë dhe buka bluhen në makinë mishi. Shtohen mishi i bluar, kripë, piper arrë moskati, majdanoz i prerë imët, rozmarinë dhe të gjitha përzihen mirë. Mbushet pula dhe qepët me penj ose mbyllet me rrëmojëse.

Perimet priten në copa të mëdha dhe vendosen në tavë dheu. Kriporen, u hidhen piper, specall, përzihen mirë. Në mes të tavës vendoset pula, mbi hidhen rozmarinë, vegetë, verë e bardhë dhe vaj ose copa gjalpi. Tava mbulohet me folie dhe futet në furrë të ftohtë. Kyçet furra në 225 gradë celsius dhe piqet 1. 1/2 orë. Para se të largohet nga furra, zbulohet dhe vazhdon pjekja edhe 10-15 minuta, gjersa pula të marrë ngjyrë të kuqërremtë.

(Kosova Sot Online)