Receta e Cekës - Savarin me rrush të tharë

  • 07 May 2020 - 07:00
Receta e Cekës - Savarin me rrush të tharë

PËRBËRËSIT PËR BRUMIN:

350 gr. miell, 1/2 qeskë maja, 4 lugë qumësht, 50 gr. gjalpë, 2 vezë, 1 vanilje, lëvore portokalli, 1 majë thike kripë, 50 gr. rrush të tharë. PËR SHURUPIN: 150 gr. sheqer, 1, 5 dcl rum, lëngu i një portokallit, 3 lugë marmeladë portokalli, 2-3 dcl ajkë, disa flegra portokalli për zbukurim Në masën e miellit të situr, hidhet maja e ardhur me qumësht të vakët. Shtohen vezët e tundura, sheqeri vanilje, lëvorja e portokallit e kaluar në rende, kripa, gjalpi i shkrirë. Të gjitha përzihen mirë dhe brumi ngjeshet gjersa të fitohet një brum i lëmuar.

Shtohet rrushi, ngjeshet edhe pak brumi dhe zgjatet në formë salami, pastaj i ipet formë kurore. Brumi i përgaditur vehet në tepsikallëp të lyer me yndyrë, me diameter 20 cm. (në mungesë të kallëpit, në mes të tepsisë vehet një gotë). Skajet bashkohen mirë. Mbulohet me plastmasë dhe qëndron në vend të vakët 1 orë, gjersa të dyfishohet masa e brumit. Kallëpi vehet në tepsi dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 190 gradë C. Piqet 30 min.

Sheqeri vlon me 3 dcl ujë gjersa të shkrihet, pastaj shtohen lëngu i portokallit, rumi, dhe në zjarrë të ngadalët vlon edhe 10 min. Shtohen disa flegra portokalli dhe vazhdon të vlojë edhe 2-3 min. Savarini i pjekur dhe i ftohur shpohet në disa vende, dhe me lugë i hidhet sherbeti i nxehtë. Pas 40 min. vehet në pjatë ku do të shërbehet. Marmelada nxehet me 2 lugë ujë dhe me të lyhet ëmbëlsira. Në mes zbukurohet me ajkë të tundur, kurse përreth me flegra portokalli të ziera në sherbet.

 

(Kosova Sot Online)