Receta e Cekës- Sallatë me mish viçi

  • 02 qershor 2020 - 07:26
Receta e Cekës- Sallatë me mish viçi

PËRBËRËSIT:

250 gr mish viçi të zier, 1/4 e konservës shampinjone, 2-3 tranguj turshi, 1 qepë, 1/2 tubë majdanoz, uthull, vaj, kripë, piper, 1/2 lugë mustardë. Mishi pritet në pjesë të vogla, i shtohen shampinjonet e prera hollë duke mos ua humbur formën, trangujt e prerë në rrathë.

Pasi përzihen këto, shtohen qepa, majdanozi i grirë hollë, uthulla, vaji, kripa, piperi dhe mustarda. Paragjella servohet mbi fletë sallate të gjelbër.

(Kosova Sot Online)