Receta e Cekës - Pure molle

  • 05 qershor 2020 - 07:41
Receta e Cekës - Pure molle

PËRBËRËSIT:

• 1 kg mollë të tharta, • sheqer sipas shijes, • lëngu i 1 limonit, • 1 sheq. vanilje, • 1 krem i rrahur. Mollët qërohen, priten në copa, hidhet sheqer dhe lëng limoni.

Zihen sa të zbuten, por jo të treten. Mollët e ziera shtypen, shtohet sheqeri vanilje dhe pasi të ftohen, përzihen me kremin e rrahur. Masa derdhet në gota ku do të shërbehet. Zbukurohet me krem dhe shërbehet e ftohur mirë. 

(Kosova Sot Online)