Receta e Cekës - Punç me vezë

  • 08 qershor 2020 - 14:43
Receta e Cekës - Punç me vezë

PËRBËRËSIT:

• 1/4 lit çaj cejloni të rëndë dhe të ftohur mirë, • lëngu i 4 portokajve, • lëngu i 1 limoni, • 1 lugë supe sheqer, • 1/8 lit shurup të dendur mjedrash ose vishnjesh, • 1/4 lit lëng ananasi, • 1/2 shishe ujë mineral, • 8 katrorka akulli.

Çaji i ftohtë derdhet në bardhak(bokall) qelqi. Shtohet lëngu i portokajve, lëngu i limonit, shurupi i mjedrave, lëngu i ananasit, sheqeri dhe të gjitha përzihen mirë. Shtohen akulli, uji mineral dhe shërbehet gjatë ditëve të nxehta vere.

(Kosova Sot Online)