Receta e Cekës: Kek me karrotë

  • 06 June 2020 - 15:50
Receta e Cekës: Kek me karrotë

Këtu është një recetë e mirë dhe e shijshme e përgatitjes së një ëmbëlsire të shpejtë me karrota.

Përbërësit:

3 gota miell ( 375 g )
2 lugë sodë buke
2 lugë pluhur për pjekje
¾ lugë çaji krip
4 vezë
1+1/2 gota vaj ( 120 ml )
2 gota sheqer ( 400 g )
2 gota karrota të freskëta ( 220 g )
1 filxhan arra të copëtuara ( 110 g )
½ filxhan rrush
2 lugë kanellë

Hapi 1: Ngrohni furrën paraprakisht në 150 ºC. 

Hapi 2: Merrni enën për pjekje dhe lyeni me gjalpë

Hapi 3: Në një enë të madhe kombinoni miell, sodë buke, pluhur për pjekje dhe kripë

Hapi 4: Merrni një lugë dhe përzieni duke krijuar një hapësirë në qendër

Hapi 5: Shtoni vezë e rrahura, vajin dhe sheqerin në qendër

Hapi 6: Përzieni fuqishëm ato derisa përzihen përbërësit mirë

Hapi 7: Shtoni karrotë, rrush të thatë dhe arra dhe përzieni gjitha së bashku

Hapi 8: Këtë masë ktheni në enën për pjekje të lyer me gjalpë

Hapi 9: Futni në furrë për pjekje

Hapi 10: Prisni për 15 minuta të ftohet pasi ta keni larguar nga furra

Hapi 11: Tani është e gatshme për servim.

(Kosova Sot Online)