Receta e Cekës - Sallatë me rradhiqe (cikorie)

  • 09 June 2020 - 07:26
Receta e Cekës - Sallatë me rradhiqe (cikorie)

PËRBËRËSIT:

4 rradhiqe, kripë, uthull molle, vaj ulliri, perime të ndryshme. Fletët e rradhiqeve shkëputen nga kërcelli. Lahen, kullohen. Në enë të thellë të vogël bëhët përzierja e uthullës, vajit dhe kripës. Spërkaten me këtë përzierje-vinegrete.

Shërbehen me perime të ndryshme të spërkatura me vinegrete. Variant:½ kg rradhiqe të tëra skuqen në pak vaj me 1 lugëz sheqer. Hidhet vinegrete dhe ajkë sipas dëshirës. Rradhiqet me shije pikante, shërbehen si garniturë mishi të pjekur ose të zier. 

(Kosova Sot Online)