Receta e Cekës: Kek me lara graniti

  • 17 June 2020 - 08:13
Receta e Cekës: Kek me lara graniti

PËRBËRËSIT:

• 250 gr gjalpë ose margarinë (ose gjysma gjalpë e gjysma vaj), • 270 gr sheqer, • 1 sheqer vanileje, • 1 majë thike kripë, • 5 vezë, • 370 gr miell, • 1 lugë e rrafshuar çaji sodë buke, • 4 lugë qumësht, • 1 lugë kakao, • 1 lugë sheqer. Në një enë të vogël vlohet qumështi me 1 lugë sheqer dhe kakao. Përzihet mirë dhe lihet anash. Tundet gjalpi i zbutur ose i shkrirë me sheqer. Shtohen vezët, të cilat tunden gjersa të shkrihet sheqeri.

Kësaj mase i shtohet mielli me sodë buke dhe përzihet me lugë në një masë kompakte. Ena për kuglof lyhet me yndyrë dhe në të derdhet masa e përgatitur, nga e cila ndahet një pjesë e vogël. Brumit të ndarë i shtohet kakaoja e përgatitur, hidhet mbi brumë të verdhë.

Me pirun bëhen lara duke e futur pirunin në brumë dhe duke e përzier atë. Keku futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur për 50-60 minuta. Pasi të largohet nga furra, përmbyset në enë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, i hidhet sheqer pluhur dhe pritet në feta.

(Kosova Sot Online)