Receta e Cekës - Paragjellë me djath të njomë

  • A.P /
  • 22 June 2020 - 07:30
Receta e Cekës - Paragjellë me djath të njomë

Përbërsit:

1 bukë e vrukët e rrumbullakët,

500 gr djath të njomë të yndyrshëm,

150 gr djath lope,

125 gr gjalpë,

1 qepë,

1 qepë e kuqe,

1 tubë qepë të njoma,

1 lugëz mustardë,

1 thelp hudhre,piper,

1 lugë viski ose vinjak,

300 gr salmon i tymosur ose përshutë viçi,

12 tranguj të vegjël turshi,

12 rrepka të kuqe,

12 rriska të holla buke të prera në formë gjysëm hëne, majdanoz ose lulelakër e gjelbërt.

Troshiten ose bluhen me mikser djathërat,pastaj shtohen qepa e bardhë e prerë imët, hudhra e shtypur, piperi.Gjalpi I zbutur tundet ose shtypet me pirun. Shtohen mustardë, konjak,kripë sipas shijes dhe pak piper.Pritet kapaku I bukës. Pjesa e poshtme e bukës lyhet me gjalpë të zbutur të përzier. Mbi vendoset një pjesë e përshutës së prerë hollë. Mbulohet me pjesën e sipërme të bukës. Buka lyhet mbi dhe anash me djathin e përzier. Zbukurohet me përshutë në role, tranguj turshi, qepë të kuqe të prerë në rrathë, bukë të prerë, rrepka të kuqe, dhe lulelakër të gjelbërt ose majdanoz.

(Kosova Sot Online)