Receta e Cekës - Tavë me domate

  • E.K /
  • 22 June 2020 - 21:13
Receta e Cekës - Tavë me domate

Përbërësit:

• 1/2 kg mish të bluar, • 1 qepë në rende, • 1 vezë, • majdanoz të grirë hollë, • 1 lugë mustardë, • kripë, piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:

• 4 domate, • 3 lugë vaj, • 1 qepë e kaluar në rende, • 3 thelpinj hudhre, • erëza sipas dëshirës, • nenexhik, borzilok ose rigon.

Në masën e mishit të bluar, hidhen qepa e kaluar në rende, veza e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë. Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake. Palosen në enë qelqi të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Në yndyrë të nxehtë, fërgohen qepa dhe hudhra e grimcuar.

Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë, shtohen domatet e qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël, erëzat, kripa dhe piperi. Salca e zier hidhet mbi qofte të pjekura, futet edhe për disa çaste në furrë sa të skuqet në sipërfaqe.

(Kosova Sot Online)