Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

  • A.P /
  • 29 June 2020 - 07:37
Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

PËRBËRËSIT:
• 150 gr mëlçi të bluara,
• 50 gr gjalpë,
• 1 kokë qepë e kaluar në rende,
• 1/2 tubë majdanoz,
• 1 lugë e vogël rigon,
• 75 gr galetë,
• 1 vezë, kripë, piper, moskat,
• 1. 5 lit supë mishi ose katrorke.


Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon, majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e moskat dhe përzihet me qepë.

Me dy lugë të vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta, edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz i grirë hollë

(Kosova Sot Online)