Receta e Cekës- Kompot nga ftonjët

  • E.K /
  • 08 July 2020 - 22:09
Receta e Cekës- Kompot nga ftonjët

PËRBËRËSIT:

1 kg. ftonjë, 400 gr sheqer, lëngu i 1 limonit.

Ftonjët pastrohen dhe priten në katrorë me thikë të dhëmbëzuar ose të thjeshtë. Nga sheqeri dhe ¾ l. ujë, zihet shurupi 15 min. në zjarr të ulët. Shtohet limoni, nëse ftonjët nuk janë mjaft të thart. Hidhen ftonjët që të zihen 10 min. Mbushen kavanozët e sterilizuar me ftonjë të kulluar, mbi të cilët hidhet shurupi i nxehtë një gisht nën gryk. Kavanozët mbyllen me kapak dhe vlohen në tenxh. me ujë të nxehtë afro 10 min. 

(Kosova Sot Online)