Receta e Cekës: Gjevrekë

  • E.K /
  • 13 korrik 2020 - 21:10
Receta e Cekës: Gjevrekë

PËRBËRËSIT:
1 gotë qumësht ose kos, kripë, miell, 1/2 lugë maja, 2 vezë, 100 gr susam.

Maja e ardhur ulet në pak qumësht ose ujë të vakët me pak miell dhe sheqer. Në masën e qumështit ose kosit hidhen kripë, maja e ardhur dhe aq miell, sa të zihet një brum i butë. Brumi ngjeshet mirë, pastaj mbulohet që të vijë një orë. Brumi i ardhur ndahet në toptha. Topthat shpohen në mes duke e hapur dhe rritur rrethin me duar. Gjevrekët futen në vezë të tundura, pastaj në susam. Rradhiten në tepsi të lyer me yndyrë. Futen në furrë, kyqet furra në 200 gradë C dhe piqen gjersa të skuqen pak. Me të njëjtin brum, mund të gatuhen shkopinjë, të cilët kalohen në vezë të tundura pastaj në susam. Piqen sikurse gjevrekët. 

(Kosova Sot Online)