Receta e Cekës: Palëpetë me pemë ose akullore

  • E.K /
  • 14 July 2020 - 21:16
Receta e Cekës: Palëpetë me pemë ose akullore

PËRBËRËSIT:

• 10 palëpetë të përgatitura sipas brumit • bazë për palëpetë, • 1/2 kg pemë të ndryshme, • 150 gr sheqer, • 5 vezë, akullore me aromë vanileje, • 50 gr arra të bluara.raporton Gazeta Kosova Sot.

Përzihen arrat me 100 gr sheqer. Me këtë masë mbushen dhe mbështillen palëpetët e pjekura. Palosen në enë qelqi ose tjetër të përshtatshme, kurse mbi u hidhet pjesa e tepruar e arrave me sheqer. Mbi hidhen pemët e prera imët dhe të përziera mirë (mollë, banane, kivi, rrush, ananas, pjeshkë etj. ). Vezët tunden me 50 gr sheqer dhe kjo masëh idhet mbi palëpetë-pemë. Ena futet në furrë të nxehtë për 3-4 minuta. Nga dy palëpetë në pjatë për person, zbukurohen me akullore dhe flegra pemësh të ndryshme.

(Kosova Sot Online)