Reçeta e Cekës - Tavë me mish qengji dhe domate

  • E.K /
  • 16 July 2020 - 20:21
Reçeta e Cekës - Tavë me mish qengji dhe domate

PËRBËRËSIT:

2 kg mish qengji nga brinjët, 3 kg domate, 1/2 kg speca, 1/2 kg bamje, vaj ose gjalpë, kripë, piper, 1 tubë majdanoz. Kyçet furra në 250 gradë Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme, vendoset mishi i prerë në copa. Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak.

Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla. Hidhen kripë, piper dhe të gjitha, pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit. Ulet temperatura në 200 gradë C dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrë. Në furrë me temperaturë 180 gradë C vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shteret lëngu dhe të jetë zier mishi. Shërbehet me bukë të vogla rubi ose pogaçe.

(Kosova Sot Online)