Receta e Cekës- Supë me krahë pule

  • E.K /
  • 20 korrik 2020 - 19:03
Receta e Cekës- Supë me krahë pule

PËRBËRËSIT:

200-300 gr krahë pule, 2 dcl salcë domatesh, 1 vezë, 1 lugë ajkë, 1 karotë, majdanoz. Krahët e pastruar zihen në 1. 5 lit ujë me karotë të kaluar në rende, kripë, vegetë. Pasi të jetë zier mishi, largohet nga eshtrat, ndahet në copa të vogla dhe kthehet prapë në supë.

Shtohet salcë domatesh ose domate të kaluara në rende dhe, posa të vlohet, largohet nga zjarri. Hidhen ajka e tundur me vezë dhe majdanozi i grirë hollë. Shërbehet e nxehtë. 

(Kosova Sot Online)