Receta e Cekës: Toptha me arra të bluara

  • E.K /
  • 09 gusht 2020 - 11:21
Receta e Cekës: Toptha me arra të bluara

Përbërësit:

• 300 gr arra të bluara, • 300 gr sheqer pluhur, • 3 kokrra vezë, • 100 gr çokolatë, • 200 gr gjalpë ose margarinë të zbutur.

Vezët tunden me sheqer dhe margarinë të zbutur. Shtohen arrat e bluara, çokollata e zbutur mirë dhe me këtë masë formohen topthat, të cilat kalohen në arra të bluara dhe vendosen në vend të ftohtë gjer në përdorim.

(Kosova Sot Online)