Lexoni edhe:
Edhe tri raste të reja pozitive me COVID-19 në Ferizaj
PËRBËRËSIT:
600 gr mëlçi, 2 vezë, 30 gr miell, 2 qepë, 4 thelpinj hudhre, majdanoz i grirë hollë, 1 lugë parmezan, vaj për fërgim. Qepa e grirë hollë fërgohet gjersa të zbutet. Ndërkohë, mëlçia pritet në pjesë të holla e të gjata, pastaj në copëza të vogla 1 centimetër. Qepës së fërguar i shtohet hudhra e shtypur, përzihet dy-tri herë, hidhen mëlçitë e prera imët, majdanoz, miell, kripë, piper dhe të gjitha përzihen mirë. Largohet nga zjarri për t’u ftohur pak. Nga masa e përgatitur hidhet nga një lugë në shuplak dore të lagur, i jepet forma, kalohet në vezë të tundura dhe hidhet në tigan me vaj të nxehtë.
Edhe tri raste të reja pozitive me COVID-19 në FerizajLexoni edhe:
Fërgohen nga të dyja anët gjersa të skuqen. Në pjatë ku do të shërbehen, vihet një fletë sallate e gjelbër, pastaj dollmaxhikët dhe këto zbukurohen me flegra domateje dhe limoni. Mbi u hidhen parmezan dhe majdanoz i grirë hollë. Shërbehen me verë të bardhë.
(Kosova Sot Online)