Receta e Cekës: Patë e mbushur me pemë të thara

  • A.P /
  • 26 October 2020 - 14:50
Receta e Cekës: Patë e mbushur me pemë të thara

PËRBËRËSIT:

• 1 patë e pastruar nga kocinjtë, • kripë, • piper, • rozmarinë. Pata e pastruar nga kocinjtë, kriposet, piperoset dhe brenda e jashtë hidhet ruzmarinë. Mbushja: Në 15 gr. gjalpë të nxehtë fërgohet ½ qepë e prerë hollë. Pasi të zbutet qepa, shtohen 50 gr. kumbulla të thara të prera në pjesë të vogla, 50 gr. kajsi të thara të prera, 25 gr. rrush të tharë, 1 mollë e kaluar në rende, 50 gr. trohagaletë, 25 gr. bajame ose lajthi të bluara, lëvore limoni e kaluar në rende, disa fletë naneje të grimcuara, fletë majdanozi të grira hollë, 1 vezë, kripë dhe piper.

Të gjithë këta përbërës përzihen mirë dhe mbushet pata, pula ose mishi i përgaditur për mbushje. Pata vendoset në tavë të lyer me yndyrë, mbulohet me alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me temp. 250 gradë C, pas 30 min. ulet temp. në 200 gradë C, për t’u pjekur për afro 11/2 orë. Shërbehet me mbushjen dhe sallatë. Nëse shërbehet si paragjellë, pata pritet pasi të ftohet. Rradhitet në pjatë ovale, zbukurohet me majdanoz

(Kosova Sot Online)