Receta e Cekës: Peshk në mënyrë hoteliere

  • A.P /
  • 01 December 2020 - 14:50
Receta e Cekës: Peshk në mënyrë hoteliere

PËRBËRËSIT:

• 4 peshq nga 250 gr, • kripë, piper, • lëngu i 1 limonit, • 125 gr gjalpë, • 3 lugë galetë, • 125 gr shampinjone, • 1/2 tubë gjelbrime të ndryshme, • salcë vorçester, • 2 limonë për zbukurim. Peshku pritet përgjatë kurrizit. Largohen halat dhe brendia e peshkut.

Lahet, thahet, kriposet dhe i hidhet piper e lëng limoni. Shkrihen 50 gr gjalpë. Peshku kalohet në gjalpë të shkrirë dhe galetë. Fërgohet në gjalpë të nxehtë afro 20 minuta. Veçan fërgohen në gjalpë të nxehtë kërpudhat e prera hollë. Pasi të ftohen, përzihen me gjelbrime të prera imët, vorçester salcë, me lëng limoni, kripë, piper. Kjo masë i hidhet peshkut në pjesën ku është hapur nga kurrizi. Peshqit e përgatitur në këtë mënyrë, zbukurohen me feta domateje dhe shërbehen me sallatë të përzier.

(Kosova Sot Online