
Lexoni edhe:
Receta e Cekës: Akullore me qumësht
PËRBËRËSIT:
6 dcl qumësht, 3 dcl ajkë, 200 gr sheqer, 8 të verdha vezësh, 2 qeska sheqer vanileje. Në zjarr të ngadalshëm vlohet qumështi me ajkë dhe sheqer. Ndaras tunden vezët me sheqer vanilje. Masa e nxehtë e qumështit përzihet me vezët duke i përzier vazhdimisht me lugë. Derdhet në enë të cekët dhe futet në frigorifer me ngrirje të thellë gjersa të ngrihet nga anët e enës. Kthehet akullorja në enë të thellë dhe tundet me mikser, gjersa të fitohet një masë e fryrë, e lëmuar në bazë të kremit.
Receta e Cekës: Akullore me qumështLexoni edhe:
Përsëri ftohet gjer në ngrirje të lehtë dhe tundet edhe njëherë, pastaj futet në frigorifer me ngrirje të thellë për t'u ngrirë. Para përdorimit, mirë është të futet në frigorifer ½ ore, në mënyrë që të ndahet më lehtë me thikë, ose të shërbehet me lugë për akullore. Akullorja mund të përgatitet në disa variante. Masa e përgatitur mund të ndahet në dy pjesë. Njerës pjesë mund t'i shtohet çokollatë e shkrirë në qumësht të nxehtë, kakao ose kafe. Topthat e akullores shërbehen me biskota deserti ose që të jetë shërbimi më atraktiv, ato shërbehen me ombrellëza letre, "palma" etj.
(Kosova Sot Online)