Receta e Pepës: Fajita Meksikane

  • A.P /
  • 09 tetor 2021 - 14:45
Receta e Pepës: Fajita Meksikane

Përbërësit:

-400 gr mish pule ose viçi i prerë
-2 speca të kuq
-2 speca jeshil
-2 speca të verdhë
-2 qepë të prera në formë gjysëm rrethi
-Majdanoz
-Qepë të njoma
-3 thelpinjë hudhër të shtypur
-Vaj
-Piper i kuq
-Rigon
-Kripë

Përgatitja:

Mishin e prerë lereni të presë për 10-15 minuta në një enë me vaj,hudhër, kripë dhe erëza.
Në një tigan me pak vaj skuqni qepët dhe specat e prera, Pasi të jenë zbutur hidhni mishin dhe skuqini duke i përzier me luge druri.

Petat e bëra vet ose të blera mbushen me mishin dhe perime.

(Kosova Sot Online)