Pesë lëngje të gjelbra për humbje në peshë

  • 11 October 2017 - 08:52
Pesë lëngje të gjelbra për humbje në peshë

Me përbërësit e tyre që i shkrijnë kaloritë, këto lëngje të gjelbra janë të hatashme për humbje në peshë dhe shmangin mbajtjen e lëngjeve të tepërta nga trupi

Image

Lëngu me kivi, spina dhe marule

Kombinimi i këtyre përbërësve në këtë lëng të gjelbër trupit tuaj i ofron sasi të madhe me fibra dhe antioksidues për të promovuar humbjen në peshë.

Përbërësit:

    1 kivi,

    5 gjethe spinaqi,

    3 gjethe të marules,

    1 gotë ujë (200 ml).

Përgatitja:

    Së pari, qëroni kivin e shtypni dhe e futni në blender bashkë me spinaqin, marulen dhe ujin.

    Përzieni derisa të keni një masë homogjene dhe e shërbeni menjëherë.

Mënyra e konsumimit:

    Pini këtë lëng në stomak të thatë së paku tre herë në javë.

Image

Lëngu me ananas, trangull dhe spinaq

Paketuar me enzima tretëse dhe antioksidues, ku lëng është mënyra e mirë për ta promovuar humbjen në peshë dhe të lëngjeve.

Përbërësit:

    2 rriska ananas,

    ½ e trangullit,

    4 gjethe spinaqi,

    1/2 e mollës,

    1 gotë ujë (200 ml).

Përgatitja:

    Copëtoni përbërësit dhe i përzieni me një gotë me ujë.  

    E shërbeni menjëherë.

Mënyra e konsumimit:

    Këtë lëng ta pini në stomak të thatë dhe prisni rreth gjysmë orë para se të filloni me kafjallin.

    E konsumoni tri herë në javë.

Image

Lëngu me karotë, marule dhe brokoli

Perimet janë në qendër të vëmendjes të këtij lëngut të gjelbër që jua sjellim më poshtë.

Përbërësit:

    ½ e karotës,

    3 gjethe të marules,

    1 copë brokoli,

    2 kërcej selino,

    1 gotë lëng portokalli (200 ml).

Përgatitja:

    Qëroni dhe copëtoni karotën dhe e shtoni në blender bashkë me përbërësit e tjerë.

    Procedoni derisa të fitoni një përzierje homogjene.

Mënyra e konsumimit:

    E pini bashkë me kafjallin.

    Provojeni për dy javë prisni një javë dhe e përsërisni.

Image

Lëngu me trangull, selino dhe mollë

Ky lëng i shijshëm  me ngjyrë të gjelbër përmban shumë vitamina, minerale dhe antioksidues.

Përbërësit:

    ½ e trangullit,

    3 kërcej selino,

    1 mollë të gjelbër,

    ½ e gotës ujë (100 ml).

Përgatitja:

    Copëtoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni bashkë me gjysmë gote me ujë.  

Mënyra e konsumimit:

    E pini në stomak të thatë pasdite, 2-3 herë brenda javës.

Image

Lëngu me limon, majdanoz dhe spinaq

Kjo recetë e lëngut të gjelbër kombinon perimet që kanë veti pastruese dhe kundër inflamacioneve që janë ideale për ta kompletuar dietën për humbje në peshë.

Përbërësit:

    Lëngun e 1 limonit,

    5 degë majdanoz,

    6 gjethe spinaqi,

    1 kërcell selino,

    ½ e trangullit,

    1 lugë xhenxhefil të bluar (5 g),

    1 gotë ujë (200 ml).

Përgatitja:

    Shtrydhni lëngun e limonit dhe e shtoni në blender bashkë me përbërësit e mbetur.

    Procedoni derisa të fitoni një lëng.

Mënyra e konsumimit:

    E pini këtë lëng në stomak të thatë, tri herë në javë.

(Kosova Sot)