Përgatitni çajin që ju rigjallëron

  • 12 October 2017 - 23:53
Përgatitni çajin që ju rigjallëron

Vetitë shëruese të ullirit përmenden edhe në librat e shenjtë, por se shumica e njerëzve ende nuk njihen me fuqitë shëruese të gjetheve të ullirit. Vetitë shëruese të ekstrakteve të gjethes së ullirit janë:

1. forcon sistemin imun;

2. parandalon sëmundjet virusale si gripi;

3. lehtëson dhimbjet në fyt, sinuse dhe inflamacionin në mushkëri;

4. shëron artritin, psoriazën, lodhjen kronike dhe ftohjen;

5. ndikon kundër mikrobeve dhe forcon sistemin imun te shërimi i kancerit;

6. parandalon osteoporozën;

7. ndihmon te humbja në peshë;

 8. kujdeset për shëndetin mendor.

PËRBËRËSIT PËR ÇAJ SHËRUES NGA GJETHET E ULLIRIT:

- 15 deri 20 gjethe të thata;

 - 2 deri 3 dl ujë.

 PËRGATITJA:

Gjethet e ullirit i derdhni në gotën me ujë të vluar dhe i lini të zihen edhe për 10 minuta. Pastaj hiqni nga zjarri dhe i lini të ftohen për 15 minuta. Sipas dëshirës mund t'ia shtoni edhe pak lëng limoni. Konsumojeni këtë çaj rregullisht për disa javë.

(Kosova Sot)