Ushqimet që luftojnë kolesterolin

  • 13 October 2017 - 18:44
Ushqimet që luftojnë kolesterolin

Nëse nuk dëshironi që një pjesë të jetës të vareni nga ilaçet, duhet ta rregulloni ushqimin. Në vijim ju sjellim ushqimet që e ruajnë shëndetin. BOLLGURI Bollguri është përplot me fibra që njihet për efektin se e ul kolesterolin. Është mirë që vetë ta përgatisni bollgurin tuaj, t'ia shtoni ushqimet e shëndetshme. PESHKU Peshku është i pasur me aminoacide të shëndetshme, që i ndihmojnë organizmit që të luftojë kolesterolin e grumbulluar. Organizmi i njeriut nuk prodhon aminoacidet omega 3, kështu që duhet sjellë përmes ushqimit apo suplementeve. BISHTAJAT Bishtajat janë vrasës i kolesterolit, sepse janë përplot me fibra të tretshme që e përmirësojnë tretjen dhe hedhin jashtë materiet e dëmshme prej trupit. PERIMET E GJELBRA Të gjithë e dimë se perimet me gjethe të gjelbra e luftojnë kolesterolin. Me secilën shujtë konsumoni nga pak spinaq apo brokoli, lakër jeshile dhe lakër. Janë përplot me vitamina dhe me minerale. 

(Kosova Sot)