Mandarinat: Arsyet pse duhet t'i hani

  • 14 October 2017 - 10:30
Mandarinat: Arsyet pse duhet t'i hani

Janë të pasura me vitaminë C, mbrojnë sistemin imun në sezonin e ftohjes, ndihmojnë në mbajtjen e linjës vitale dhe janë të shijshme. MANDARINAT PËR LINJË VITALE Si ushqim ideal për forcimin e imunitetit dhe linjë vitale, propozohet mandarina, është e pasur me vitamina C dhe A, acid folik, e aty janë edhe vitaminat e grupit B dhe kaliumi, magnezi, zinku, bakri dhe hekuri. Ul kolesterolin e keq po ashtu. PARANDALON MBIPESHËN Ekspertët nga universiteti "Uestern Ontario" kanë zbuluar se substanca ushqyese e fshehur në mandarina parandalon mbipeshën, ofron mbrojtje nga diabeti tipi 2 dhe arteroskleroza. MBRON LËKURËN Nga mandarina mund të përgatisni edhe maskë për fytyrë për dukje më me shkëlqim të lëkurës. Merrni 4 rriska mandarinë, hiqni farat dhe i përzieni në blender me një lugë jogurt dhe një lugë mjaltë. E aplikoni në qafë dhe fytyrë dhe e lini të veprojë për 10 deri 20 minuta. E pastroni mirë fytyrën më pas, e maskën mund ta përdorni dy herë në javë. PËRMIRËSON DISPONIMIN Besuat apo jo, mandarinat mund ta përmirësojnë disponimin. Aroma e saj ndihmon te stresi, depresioni dhe ankthet. Nëse keni pasur një ditë jo të mirë dhe dëshironi të relaksoheni, provoni që këtë ta bëni me mandarinat. 

(Kosova Sot)