Tash është koha për vaksinë kundër gripit
Para sezonit të gripit është me rëndësi që të mbroheni, sepse kjo situatë sjell komplikime. Epidemiologët pohojnë se tani është koha e duhur për vaksinë, sepse për zhvillimin e imunitetit nevojiten dy deri tri javë. Pos pleqve, fëmijëve dhe të rriturve, vaksina u sugjerohet edhe grave shtatzëna. Kush duhet të mbrohet dhe të vaksinohet:
- të gjithë më të moshuar se 65 vjeç.
- të sëmurit kronik nga sëmundjet kardiovaskulare, mushkërive, metabolike, sëmundjet e veshkave, mëlçisë, enëve të gjakut.
- të punësuarit në shëndetësi, dhe të gjithë ata që punojnë nëpër vende ku kanë kontakte me njerëzit.
- shtatzënat pas tremujorit të parë.
- fëmijët më të moshuar se gjashtë muaj, nëse u është dobësuar sistemi imun.
(Kosova Sot)