Dieta "tetorëshe", dobitë e agjërimit për humbjen në peshë dhe gjendjen e organizmit në përgjithësi

  • 15 October 2017 - 16:44
Dieta

Në disa muajt e kaluar, ekspertët e fituesit dhe nutricistët profesionistë kanë zbuluar disa nga dobitë e dietës 'tetëorëshe', e preferuar shumë në Hollivud. Programi, që ndryshe njihet edhe si programi 16:8, sheh njerëzit teksa konsumojnë ushqim për tetë orë dhe agjërojnë për 16 orë tjera, në mënyrë që trupin ta shtyjnë të djegë kaloritë dhe tashmë ka marrë lëvdatat e yjeve si Nicole Kidman e Hugh Jackman. Ata që e ndjekin këtë dietë kafjallin e hanë në ora 10 të mëngjesit, drekën në ora 14:00 dhe darkën në ora 18:00 e kafjallin tjetër e konsumojnë prapë në orën 10:00 të ditës së ardhshme, duke lënë një zbrazëtirë për 16 orë. Kështu, a funksionon vërtetë kjo dietë? Nutricisti nga Australia, Lee Holmes, ka folur për "FEMAIL" për dietën tetorëshe dhe ka zbuluar nëse vërtet funksionon. 'Ideja për të agjëruar mund të duket e huaj, e pamundshme dhe e frikshme për disa, por kam një sekret për ju! Është diçka që ju e bëni për ditë', thotë Lee said. 'Për sa kohë që mbyllni sytë dhe flini, e deri në momentin kur i hapni në mëngjes, ju keni qenë duke agjëruar. Nuk e quajnë për asgjë kafjalli, që do të thotë për ta thyer urinë kur ta hani ushqimin e parë që në mëngjes. Po pra, ishit në njërën nga dietën më të preferuara për momentin, e madje as që e keni ditur këtë'. Lee po ashtu thotë se nëse 'nëse e shtyni pak kohën e agjërimit edhe për disa orë më shumë, me lehtësi mund t'i përshtateni dietës shumë në trend 'dietës tetorëshe''. Sipas tij, duke agjëruar, i lini hapësirë të mjaftueshme trupit tuaj dhe zorrëve për të tretur ushqimin, të pushojë dhe të shërohet organizmi. Ekspertët theksojnë se një agjërim si ky përshpejton rigjallërimin e qelizave që redukton inflamacionet në trup. Kjo do të thotë se do të sëmuremi më pak, do të përjetojmë më pak dhimbje dhe do të jemi më të fortë karshi sëmundjeve. Lee po ashtu ka thënë se agjërimi ul nivelin e faktorëve që rritin insulinën (IGF-1), i cili ndërlidhet me plakjen, progresin e tumoreve dhe rrezikun për t'u prekur nga kanceri. 'Përderisa kjo dietë kërkon të hani në një dritare të kufizuar, ju jep më pak kohë të hani dhe më shumë kohë për të hequr ndonjë kilogram', thotë autori nga "Fast Your Way to Wellness". Sipas tij, agjërimi si ky ndihmon në fillimin e humbjes në peshë, përmirëson dhe riparon organet e trupit, redukton shtypjen e lartë të gjakut, e shton energjinë dhe normalizon hormonet e uritura për kontroll më të mirë të oreksit. 'Por mos u mashtroni! Vetëm për faktin se jeni duke agjëruar, nuk do të thotë se do të jeni të uritur! Nëse konsumoni ushqime të shijshme që ju ngopin, nuk do të jeni të uritur gjatë gjithë ditës - mendoni për yndyrat e mira dhe burimet për proteina në vend të ushqimit të shpejtë me pak kalori', shpjegon Lee. 'Kur të jeni mësuar me këtë regjim për dy javë rresht, atëherë edhe organizmi do të mësohet dhe do të kënaqet, do të bëhet pjesë e stilit tuaj të jetës'.

(Kosova Sot)