Rrushi, jo vetëm i shijshëm, por edhe shërues

  • 16 October 2017 - 22:21
Rrushi, jo vetëm i shijshëm, por edhe shërues

Rrushi është i pasur me antioksidues. Është burim edhe i hekurit dhe kaliumit që ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. RRUSHI PËR SHËNDETIN E ESHTRAVE Një studim i bërë nga "Texas Woman's University" ka raportuar se konsumimi i shpeshtë i rrushit mundet të lehtësojë dhimbjet në gju, sidomos tek ato që shkaktohen nga osteoartiti simptomatik. Rrushi është i pasur me antioksidues, më shumë me polifenole, që ndihmojnë në përmirësimin e lëvizjes dhe për të pasur nyja më fleksibile. RRUSHI PARANDALON KANCERIN Rrushi përmban antioksidues të fuqishëm që mund të ndihmojnë në ngadalësimin apo edhe parandalimin e kancerit në ezofag, gojë, pankreas, prostatë dhe zorrë të trashë. Resveratroli i pranishëm në verën e kuqe njihet për shëndetin e zemrës, që është polifenol që e hasm në lëkurën e rrushit të kuq. RRUSHI PARANDALON DIABETIN Një studim i publikuar te "BMJ", më 2013 ka gjetur se fruta të caktuar, por jo lëngjet e tyre, mund të ndihmojnë në reduktimin e diabetit, tipit 2, te të rriturit. Gjatë studimit, së paku 6.5 për qind e pjesëmarrësve ishin të prekur nga diabeti, por studiuesit gjetën fakte se konsumimi i 3 shujtave në javë me rrush, mollë, kumbulla apo dardhë, kishte ulur rrezikun për diabet, tipin 2, për 7 për qind. 

(Kosova Sot)