Bëni masazh shputës së këmbës dhe shëroni disa sëmundje

  • 17 October 2017 - 08:47
Bëni masazh shputës së këmbës dhe shëroni disa sëmundje

Masazhi është një nga artet më të vjetra shëruese. Masazhi edhe sot përdoret te gjendjet kronike, dhimbjet në shpinë, artriti, shtypja e lartë e gjakut, diabeti, forcimi i imunitetit, qarkullimi jo i mirë i gjakut, depresioni, transmeton gazeta Kosova Sot. Ndihmon edhe kundër stresit dhe depresionit. Gishtat e këmbëve i kapni me njërën dorë, e me tjetrën kyçin e këmbës. Ngadalë e ktheni shpinën në njërën anë, e më pas në tjetrën. Kapni gishtat dhe i tërhiqni nga vetja. I mbani në atë pozitë për 15 sekonda. Përsëriteni ushtrimin edhe nga ana tjetër. Po ashtu, tërhiqni gishtërinjtë një nga një.

(Kosova Sot)