Simptomat që tregojnë mungesën e mineraleve dhe vitaminave

  • 19 October 2017 - 08:55
Simptomat që tregojnë mungesën e mineraleve dhe vitaminave

Nuk ndiheni mirë? Ka mundësi të vuani nga mungesa e mineraleve dhe e vitaminave në trup. Ja si ta kuptoni nëse bëhet fjalë për këtë. ZINKU DHE VITAMINA E Këto substanca janë përgjegjëse për lëkur me shkëlqim dhe të shëndetshme. Vitamina E është e rëndësishme për hidratimin e lëkurës, që është antioksidues i fuqishëm dhe e mbron lëkurën nga rrezet radioaktive. MAGNEZI Mungesa e magnezit mund të tregohet në shumë mënyra, sepse luan rol të rëndësishëm në më shumë se 300 procese në trup. Mes tjerash, kujdeset për ekuilibrin e hormoneve, e mungesa shkakton çrregullim të hormoneve dhe sjell deri te shfaqja e puçrrave. Shenja të mungesës së tij janë ngërçet e shpeshtë, dhimbet e kokës dhe ndjenjën se syri po ju "lëviz". VITAMINA C Edhe kjo vitaminë ka shumë rëndësi për proceset në trup, përfshirë edhe prodhimin e kolagjenit. Marrë parasysh se me kalimin e viteve sasia e kolagjenit pakë- sohet me vitet, vitamina C për çdo ditë duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj. Shenjat më të shpeshta se keni mungesë të vitaminës C janë gjakderdhja në mishin e dhëmbëve, imuniteti i dobët, lëkurë dhe flokë të thatë.

(Kosova Sot)