Arsyet pse këtë vjeshtë të pini kakao

  • 19 October 2017 - 08:59
Arsyet pse këtë vjeshtë të pini kakao

Nuk ka gjë më të mirë se një gotë e ngrohtë kakao gjatë motit të ftohtë të vjeshtës. Përveçse ju kënaq, është edhe shumë i dobishëm për trupin.

NDIHMON TE DISPONIMI

Kakao dhe çokollata janë shumë të dobishëm për punë aktive mendore dhe fizike. Nëse në mëngjes pini një gotë kakao, do t'ju ofrojë energji dhe ju forcon. Në orët e mbrëmjes mundet të shërbejë si pije kundër stresit dhe lodhjet.

PËRMIRËSON KUJTESËN

Flavonoidet, që i përmban kakao, mund të ulin rrezikun nga demenca dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e trurit. Kjo substancë mbron edhe neuronet e trurit nga dëmtimi dhe përmirëson metabolizmin dhe kujtesën.

FORCON ENËT E GJAKUT

Kakao ndihmon në stabilizimin ose e ul shtypjen e lartë të gjakut, forcon enët e gjakut dhe ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Mjekët këshillojnë që të pini më shumë se dy gota kakao në ditë.

NDIHMON KUNDËR MBIPESHËS

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar një të dhënë shumë interesante. Përkundër faktit se kakao ka më shumë kalori sesa çaji dhe kafeja, nuk trashë. Fakti është se edhe sasia e vogël e kakaos shkakton ngopjen.  

(Kosova Sot)