Pijeni këtë laksativ natyral, për ta pastruar trupin

  • 23 October 2017 - 23:01
Pijeni këtë laksativ natyral, për ta pastruar trupin

Përbërësit natyralë në këtë laksativ promovojnë tretjen dhe ndihmojnë në hedhjen e mbetjeve nga trupi. Është esenciale ta kombinoni me ushqim të ekuilibruar dhe ushtrime fizike. Ajo që njerëzit nuk e dinë se ekzistojnë alternativa qind për qind natyrale. Alternativat krejt natyrale nuk përbëjnë rrezik për shëndetin derisa ofrojnë edhe disa veti të tjera shëndetësore. Nga shumë ilaçe, do të gjeni pijen që do ta konsumoni çdo natë para se të shkoni në shtrat që ju ndihmon me zbrazjen e zorrëve në mëngjesin vijues

LAKSATIVI NATYRAL, QË ME SHPEJTËSI ELIMINON MBETJET NË TRUP

Këto pije përmbajnë përbërës të shëndetshëm si majdanoz, uthull molle, mjaltë dhe limon. Përbërësit tretës dhe antioksidues në këto ushqime promovojnë përjashtimin e mbetjeve të grumbulluara nga trupi. Ky ilaç nuk ofron efekt të menjëhershëm, por ndihmon procesin e tretjes natyrale derisa flini. Kështu, trupi absorbon më mirë nutrientet, përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe përgatitet për eliminimin e mbetjeve mëngjesin vijues. Përmbajtja me fibra promovon kalimin e ushqimeve nëpër zorrë dhe tretë produktet shtesë që grumbullohen në zorrë për të parandaluar problemet, si kapsllëkun. Është i përdorshëm për rritjen e metabolizmit për të parandaluar indet yndyrore nga zhvillimi, sidomos rreth abdomenit.

SI TA PËRGATISNI KËTË LAKSATIV NATYRAL?

Për ta përgatitur këtë ilaç, duhet përdorur përbërësit organikë. Përdoreni këtë ilaç 3- 4 herë në javë, varësisht nga nevojat. Nuk duhet ta konsumoni për çdo ditë, sepse mund të reduktojë aftësinë e trupit për të absorbuar nutreintët nëpër zorrë. Përbërësit: 5 lugë majdanoz të copëtuar, Lëngun e një limoni, 1 lugë uthull molle, 1 lugë mjaltë, 1 lugë xhenxhefil të bluar, ½ e lugës kanellë, 2 gota ujë. Përgatitja: Pastrojeni majdanozin dhe e copëtojeni sa më imët. Shtrydheni lëngun në një kavanoz bashkë me ujin. Inkorporoni përbërësit e mbetur, përzieni me një lugë të drunjtë dhe e lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës për dy orë. Udhëzimet: Një orë para se të shkoni në gjumë, pijeni një gotë të lëngut. Përsëriteni natën vijuese, maksimumi 4 ditë. Pasi ta keni konsumuar ilaçin, shmangni të pini apo hani diçka tjetër.

(Kosova Sot)