Pastroni mushkëritë për vetëm tri ditë

  • 25 October 2017 - 13:50
Pastroni mushkëritë për vetëm tri ditë

Problemet me mushkëri mund t'i përjetojë secili prej nesh. Mirëpo, sidomos duhanxhinjtë preken më shumë me problemet e tilla. Receta që jua prezantojmë ndihmon dhe pastron mushkëritë brenda 72 orëve. Para këtij tretmanit, përjashtoni prodhimet e qumështit nga ushqimi, e më pas përcillni këto udhëzime: Para se të shkoni në shtrat, pini një gotë të ilaçit. Kjo ndihmon që zorrët tuaja të heqin qafe helmet. Shtrydhni lëngun nga dy limonë dhe i hidhni në 300 ml ujë, e pini para kafjallit. Pini 300 ml lëng nga grejpfruti ose ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidues natyralë që janë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive. Midis kafjallit dhe drekës pini 300 ml lëng të pastër nga karota. Përkujdesuni që të konsumoni 400 ml lëng që përmban kalium (që funksionon si tonik për pastrim) në trupin tuaj gjatë drekës. Para se të shkoni në shtrat duhet të pini 400 ml lëng nga boronicat e kuqe. Lëngu i boronicave të kuqe merret me bakteret në mushkëri që janë shkas i infeksioneve. Po ashtu, duhet të jini më aktiv gjatë këtyre tri ditëve. 

(Kosova Sot)