Ristartoni metabolizmin brenda 24 orësh: Një trup si ky është i gatshëm për dobësim

  • 26 October 2017 - 09:02
Ristartoni metabolizmin brenda 24 orësh: Një trup si ky është i gatshëm për dobësim

Ushtrimet dhe "modifikimet e shpeshta" në ushqim mund të tingëllojnë si tërheqëse munden seriozisht ta dëmtojnë metabolizmin. Ju inkurajojmë që të harroni krejt që ju është thënë dhe të ktheheni në formë përmes këtyre ndryshimeve.

PINI DY LITRA UJË PËR ÇDO DITË

Mënyra më e mirë për të qenë të hidratuar është që thjeshtë të pini dy litra ujë në ditë. Pini për shembull, gjysmë litër ujë kur të zgjoheni gjysmë litër në ora 13, më pas në 15 dhe 17 dhe e keni përfunduar për këtë ditë.

MOS E TEPRONI ME USHTRIME

Ushtrimet e tepërta intensive mund të ndikojnë në hormonet që ngadalësojnë punën e gjëndrave tiroide, si kortizoli, estrogjeni dhe testosteronet. Marrë parasysh se gjëndrat tiroide janë epiqendra e metabolizmit, duhet t'i përshtatemi sa më shumë. Pra, gjeni programin e ushtrimeve që më së shumti ju përshtatet.

HANI USHQIME QË PARANDALOJNË INFLAMACIONET

Nëse shpesh ndiheni të fryrë pas shujtave, trupi juaj po tenton t'ju dërgojë porosi. Anashkaloni numërimin e kalorive dhe thjeshtë hani ushqime që ju bën të ndiheni mirë. Ushqimet kundër inflamacioneve janë kyçe për metabolizmin. Në të kundërtën, do të keni një çekuilibër hormonal si dhe çrregullime të gjëndrave tiroide. 

(Kosova Sot)