Infarkti dhe pika në tru pas gripit

  • 26 October 2017 - 23:12
Infarkti dhe pika në tru pas gripit

Shfaqja e infarktit dhe pikës në tru ndërlidhet edhe me gripin. Infarkti është shumë më i shpeshtë te infeksionet respiratore, transmeton gazeta Kosova Sot. Se infarkti dhe pika në tru shfaqen shpejt te njeriu modern, këtë e dëshmojnë edhe statistikat. Mirëpo, tash ekspertët britanikë kanë konstatuar se shfaqja e tyre ndërlidhet me gripin dhe vaksinën. Sulmi në zemër dhe atij në tru, sidomos rrezikon ata persona që janë më të ndjeshëm. Sipas ekspertëve dhe statistikave të tyre, shkalla e sulmit në zemër ishte më e shfaqur tre ditë pas infeksionit. Madje, për pesë herë infarkti ishte më i shpeshtë pas infeksioneve respiratore, derisa te 66 për qind e pacientëve ishte shfaqur pas infeksioneve urinare. Sulmi në tru shfaqet tri herë më shpesh pas infeksioneve, thotë dr. Liam Smith nga spitali mbretëro në Londër, vend ky ku edhe ishte publikuar hulumtimi.

(Kosova Sot)