Ushqimi zbut sindromën e zorrëve të irrituara

  • 27 October 2017 - 09:01
Ushqimi zbut sindromën e zorrëve të irrituara

Regjmi i përmirësuar i ushqimit mund ta përmirësojë gjendjen te personat që vuajnë nga sindroma e zorrës irrituese, tregon studimi i fundit në Amerikë, që ishte bërë nga "Yale University', transmeton gazeta Kosova Sot. Sindroma e zorrëve të irrituara është çrregullim i sistemit të zorrëve dhe lukthit që shkakton dhimbje në abdomen, kapsllëkun dhe diarrenë. Kjo sindromë e zorrëve të irrituara prek tri herë më shumë femrat, e vlerësohet se prek deri 20 për qind të personave të rritur. Sipas fjalëve të ekspertëve, simptomat që mund ta shkaktojnë gjendjen janë jo-tolerimi ndaj disa ushqimeve. Rezultatet janë marrë duke studiuar 58 persona për një periudhë kohore prej katër javësh.

(Kosova Sot)