ÇAJI MAÇA - BURIM I SHËNDETIT

  • 28 October 2017 - 19:22
ÇAJI MAÇA - BURIM I SHËNDETIT

Çaji maça do të thotë "çaji pluhur". E hasim në çajin e gjelbër, komponentë nga gjethet që përzihet me ujin e vluar. Por, në fakt, me këtë çaj konsumohen gjethet e imtësuara. Ja disa nga vetitë shëruese të çajit: MST/ Detokson trupin Çaji maça është i pasur me klorofil. Klorofili është pigment përgjegjës për ngjyrën e gjelbër të gjetheve. Është dëshmuar se klorofili detokson trupin. Po ashtu, ka aftësinë ta pastrojë trupin nga metalet e rënda, toksinat, helmet dhe çrregullimet hormonale. MST/ Lufton kancerin Ky çaj përmban substanca, disa prej të cilave ndërlidhen me parandalimin e kancerit. Në studim, ekstraktet nga çaji i gjelbër kanë ngadalësuar rritjen e qelizave tumorale dhe kancerit. Maça përmban një substancë të quajtur "epigallocatechin-3-gallate" (EGCG), lloj ky i katehinës për të cilën është dëshmuar se posedon veti të forta kundër kancerit.

(Kosova Sot)