5 zamrat vjeshtore për humbje të lehtë në peshë

  • 29 October 2017 - 08:06
5 zamrat vjeshtore për humbje të lehtë në peshë

Të gjithë ne kemi një periudhë të caktuar kohore që pa marrë parasysh jemi apo nuk jemi në dietë duhet të hedhim diçka 'nën dhëmb' për të vazhduar të punojmë dhe funksionojmë pa pengesa. Në vijim sjellim pesë zamrat e lehta dhe të shëndetshme që mund ta pakësojnë urinë midis shujtave edhe nëse jen në dietë.

Image

KOKOSHKAT

Janë përplot me fibra, kanë përqindje të ulët të yndyrës e madje përmbajnë edhe proteina. Një shërbim me kokoshka posedon rreth 4 g fibra, 4 g proteina, pak më shumë se 1 g yndyrë dhe nuk shkon në më shumë se 110 kalori. 

Image

LEBLEBITË

Mbani gjithmonë pranë vetes, qofshin të freskëta apo nga konserva. Lehtë përgatiten, e mund t'i grimconi të pjekura për shijen plot me fibra dhe me pak proteina. Po ashtu, mund të përgatisni edhe humus, një zamër tjetër të shëndetshme që mund ta blini apo përgatisni. 

Image

BADEMI

Një studim ka zbuluar se vetëm përtypja me bademit mund t'ju ngopë. Nëse përtypni një grusht badem ngadalë, duke i konsumuar nga ndonjë në një orë, do të fitoni një efekt të fortë të ngopjes. 

Image

 

RRUSHI I THATË

Në sezonin e rrushit e rrushit të thatë, kjo pemë e ëmbël është e pashmangshme. Tani mund ta konsumoni të freskët dhe në formë të lëngshme, që ju freskon në secilin moment. Për efekt shtesë, futni në ftohës dhe do të jenë si çips i ëmbël.  

Image

ÇOKOLLATA E ZEZË

Është me rëndësi që ta qerasin veten me diçka të ëmbël për çdo ditë, për mos ta ndjerë nevojën e shtuar për diçka të ngjashme më vonë, e pas disa ditëve jeni në situatë kur do të hani sasi të madhe me çokollatë apo ëmbëlsira tjera. Thuhet se kjo është një nga fshehtësi që të humbet në peshë prej saj.

(Kosova Sot)