Receta natyrale për të pastruar gëlbazim e grumbulluar në mushkër

  • 29 October 2017 - 16:03
Receta natyrale për të pastruar gëlbazim e grumbulluar në mushkër

Nga të gjitha llojet e kollës, ai produktiv, është më i keqi dhe më vështirë kalohet. Prej tij dhimbje pësojnë mushkëritë, krijohet mundësia për të vjellë, e te duhanxhinjtë situata është edhe më e tmerrshme, transmeton gazeta Kosova Sot. Arsye për këtë është sekretimi I trashë I grumbulluar që duhet pastruar, në mënyrë që simptomat e pakëndshme të zhduken, e ju të shëroheni. Ju sugjerojmë një zgjidhje krejt natyrale që shpejt ju sjell lehtësim.

PËRBËRËSIT:

7-8 copë xhenxhefili 1 lugë piper të zi kokërr 1 lugë mjaltë dhe 2 gota ujë

Përgatitja:

Vloni ujin, e kur të fillojë të vlojë, hidhni xhenxhefilin. Shtoni piperin, e mbuloni dhe e lini të vlojë për edhe një minutë. Pakësoni zjarrin dhe e lini të zihet ngadalë edhe për pesë minuta. Do të fitoni një përzierje të trashë me ngjyrë të verdhë. E ftohni pak, e procedoni dhe e ëmbëltoni me mjaltë. Derisa është ende e ngrohtë, e pini pak nga pak dhe shpejt do ta ndjeni lehtësimin. Për shërim të shpejtë, pini këtë çaj dy deri tre herë në ditë.

(Kosova Sot)