Shtypja e gjakut "që luhatet", më e rrezikshme se shtypja e lartë

  • 01 November 2017 - 21:23
Shtypja e gjakut

Ndryshimi i stinëve të vitit dhe koha jostabile shkaktojnë luhatjet e shtypjes së gjakut. Këtu vëmendje duhet të kenë pacientët që vuajnë nga problemet kardiovaskulare, por as personat e shëndetshëm nuk duhet lënë në asgjë shtypjen "labile" të gjakut, transmeton gazeta Kosova Sot. Luhatjet e shtypjes së gjakut nuk janë diçka e pazakonshme, e arsyet për ngritjen dhe rënien mund të jenë të shumta. Stresi, lodhja fizike, frika, e edhe ndryshimi i motit janë disa nga shkaktarët që sjellin deri te ndryshimi arterial i presionit. Personat e shëndetshëm nuk kanë arsye për brenga të mëdha, mirëpo të sëmurët e zemrës duhet pasur kujdes dhe rregullisht të marrin terapinë, sidomos gjatë ndryshimeve të kushteve klimatike. Simptomat që tregojnë në rënien e shtypjes janë: plogështia, djersitja e tepërt, ngufatja, pavetëdija. Dhimbjet e kokës, dhimbje pas eshtrave të gjoksit, mundime dhe të vjella, tregojnë se shtypja e gjakut është rritur. Ndryshimi i shpejtë i temperaturave të ajrit sjell deri te zgjerimi i enëve të gjakut dhe mangësisë në përqendrimin e oksigjenit. Pasojë e kësaj janë luhatjet e shtypjes së gjakut, që mund të shkaktojnë infarkt dhe sulm në tru

(Kosova Sot)