Lëngu me domate, hudhër dhe shafran, që pastron organizmin

  • 02 November 2017 - 15:46
Lëngu me domate, hudhër dhe shafran, që pastron organizmin

Jeni duke kërkuar një detoksikim javor? Nëse po, atëherë mos shkoni më tutje se me përzierjen me domate, hudhër dhe shafran. Është përzierje e shëndetshme, pastron dhe detoksikon trupin tuaj. Hiqni qafe helmet njëherë në javë duke përdorur përzierjen që për bazë ka domatet, hudhrën dhe shafranin. Këta tre përbërës ofrojnë veti të hatashme shëruese dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve në mënyrë natyrale. Ky lëng i shijshëm ka shije të fortë dhe është shumë freskues. Kur ta provoni, nuk do të ndaloni më së konsumuari.

DOMATET

Domatet kanë veti befasuese të mira për shëndetit. Përmbajnë antioksidues të fuqishëm që mbrojnë nga proceset që shpejtojnë plakjen, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda, mbrojnë nga radikalet e lira.

 • Glikopeni me të cilin janë të pasura domatet ndihmojnë ndaj disa llojeve të kancerit.

 • Lëngu i domateve lufton mbajtjen e lëngjeve në trup.

 • Redukton shtypjen e lartë të gjakut.

• Promovon tretje e mirë.

• Përmirëson punën e mëlçisë dhe parandalon formimin e gurëve.

• Redukton kolesterolin dhe nivelin e triglicerideve.

HUDHRA

Hudhra është ushqim derisa ofron shumë veti shëruese.

• Forcon sistemin imun dhe vepron si antibiotik natyral.

 • Parandalon sëmundjet kardiovaskulare dhe nivelin e triglicerideve.

 • Përmirëson qarkullimin e gjakut.

 • Hedh jashtë lëngjet tepricë nga trupi.

 • Forcon sistemin tretës.

 • Shpërndan oksigjenin nëpër indet e trupit.

SHAFRANI

Shafrani është një nga erëzat më të mira mjekësore, falë vetive shëruese.

 • Përmban përbërës kundër inflamacioneve, qetëson organizmin dhe dhimbjet.

 • Është erëz tretëse dhe lufton acidet gastrite.

• Përmirëson funksionin e mëlçisë.

• Është antioksidues i shkëlqyeshëm.

 • Përmirëson dipsonimin dhe lufton depresionin.

 • Përshpejton metabolizmin.

 • Redukton sheqerin në gjak.

PËRBËRËSIT PËR TA PËRGATITUR ILAÇIN DETOKSIKUES:

 • 6 ose 7 domate organike të shtypura (1 kg),

• 2 thelpinj hudhër,

 • 1 lugë pluhur shafrani (10 g),

 • 1 gotë ujë (200 ml),

 • Vaj ulliri, uthull molle dhe kripë deti (për shije).

 Përgatitja:

 • Për këtë lëng të shijshëm me perime, duhet t'i përzieni të gjithë përbërësit në blender, hidhni vaj ulliri, uthull molle dhe kripë.

Si ta konsumoni:

• E pini lëngun në gllënjka të vogla gjatë ditës:

• Në stomak të thatë, gjysmë orë para kafjallit.

 • 20 minuta para drekës.

• 20 minuta para darkës.

(Kosova Sot)