PASTROJENI SISTEMIN E GJAKRRJEDHJES ME KËTO PESË ILAÇE

  • 02 November 2017 - 17:52
PASTROJENI SISTEMIN E GJAKRRJEDHJES ME KËTO PESË ILAÇE

Këto lëngje, përveçse pastrojnë sistemin e qarkullimit të gjakut, ofrojnë nutriente dhe luftojnë inflamacionet, forcojnë sistemin tretës dhe nxitin hedhjen e helmeve.

LËNGU I PANXHARIT

Image

Panxhari është i pasur me antioksidues, fibra dhe nutrientet tjera esenciale që promovojnë detoksimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Përbërësit: • 1 panxhar të shtypur; • 1 gotë ujë (200 ml); • 2 gjethe panxhari. Përgatitja: • E shtrydhni panxharin e më pas e futni në blender bashkë me gotën me ujë dhe me gjethe. Mënyra e konsumimit: • E pini këtë lëng në stomak të thatë për së paku dy javë rresht. 

ÇAJI NGA SHTOGU

Image

Çaji nga shtogu është diuretik dhe pije që pastron e ndihmon në hedhjen e helmeve dhe parandalojnë dëmtimin indeve në trup. Përbërësit: • 1 gotë ujë (250 ml); • 1 lugë shtog (5 g). Përgatitja: • Vloni gotën me ujë dhe ia shtoni lugën me shtog. • E lini të qëndrojë në temperaturë të dhomës, derdhni lëngun duke e kulluar dhe e shërbeni. Mënyra e konsumimit: • Pini një gotë çaj në ditë, pas shujtave kryesore. 

HUDHËR DHE VERË TË KUQE

Image

Kombinimi i hudhrës dhe verës së kuqe është recetë antike plot me vitamina dhe minerale dhe me antioksidues që pastrojnë sistemin e gjakut dhe gjallërojnë qelizat. Përbërësit: • 10 thelpinj të hudhrës; • 2 gota verë të kuqe (500 ml). Përgatitja: • Copëtoni hudhrën në rriska të holla dhe e vendosni në një kavanoz. • E mbuloni me verën e kuqe dhe e lini të qëndrojë për dy javë rresht. Mënyra e konsumimit: • Konsumoni një lugë (10 ml) të pijes tri herë në ditë për së paku një muaj rresht.

LËNGU NGA ALOE VERA

Image

Lëngu nga aloe vera njihet për vetitë prej një laksativi, është tretman natyral për të hequr helmet që kanë mbetur në sistemin e gjakrrjedhjes dhe përmirësojnë funksionimin e organeve. Përbërësit: • ½ e trangullit; • 3 lugë xhel nga aloe vera (45 g); • 1 gotë ujë (200 ml). Përgatitja: • Copëtoni trangullin dhe e shtoni në blender me xhelin nga aloe vera dhe ujin. Mënyra e konsumimit: • E pini lëngun në stomak të thatë, një herë në ditë. 

LËNGU ME SPINAQ, LAKËR BRUKSELI DHE MOLLË

Image

Lëngjet e gjelbra janë të pasura me antioksidues, klorofil dhe substanca tjera bimore që ndihmojnë në hedhjen jashtë të helmeve dhe përbërësve të dëmshëm në sistemin e gjakrrjedhjes. Përbërësit: • 5 fletë spinaqi; • 3 fletë të lakrës së Brukselit; • 2 pjesë shparguj; • ½ e trangullit; • 2 mollë të gjelbra; • Lëngun e një limoni; • 2 gota ujë (400 ml). Përgatitja: • Pastroni dhe copëtoni spinaqin, lakrën e Brukselit dhe shpargujt. • Trangujt dhe mollët i preni imët dhe ua hiqni farat. • Shtrydhni lëngun e limonit dhe e shtoni te përbërësit e tjerë në blender, bashkë me ujin. Procedoni për disa minuta, pasi t'i hiqni gungat, e shërbeni. Mënyra e konsumimit: Ndajeni këtë lëng në tri pjesë në ditë dhe e pini para secilës shujtë kryesore. 

(Kosova Sot)