Ata që ecin ngadalë më shpesh vdesin nga sëmundjet e zemrës

  • 05 November 2017 - 08:00
Ata që ecin ngadalë më shpesh vdesin nga sëmundjet e zemrës

Njerëzit e moshës mesatare, që ecin ngadalë, dyfish më shpesh vdesin nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që ecin më shpejt, thonë shkencëtarët. Personat me indeks të lartë të masës trupore janë në rrezikun më të madh nga vdekja. Ata që ecin ngadalë zakonisht nuk ushtrojnë, që edhe e shpjegon rrezikun nga sëmundjet e zemrës. Studimi kishte marrë parasysh edhe faktorët si ushtrimet, ushqimi, duhani dhe konsumimi i alkoolit.

"Krejt kjo tregon se ritmi me të cilin ecim është parashenjë për vdekje nga sëmundjet e zemrës", shpjegon profesori Tom Jetiz nga universiteti në Lester. Studimi nga viti 2013 kishte dëshmuar se shtypja e lartë e gjakut, është faktor rreziku për sëmundje të zemrës, e ndikon te njerëzit dhe shpejtësia e tyre e ecjes. Shëtitjet dhe format tjera të ecjes mund të parandalojnë sëmundjet e tilla dhe të ndihmojnë te problemet me zemër. Sipas studimeve, njerëzit që për 30 minuta ecin tre herë në javë, për 26 për qind janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. 

(Kosova Sot)