Përgaditeni 'ilaçin' kundër ftohjes dhe gripit

  • 06 November 2017 - 20:16
Përgaditeni 'ilaçin' kundër ftohjes dhe gripit

Dimri tashmë po troket në derë e janë të shumtë ata persona që kanë filluar të teshtijnë dhe të kanë kollë të shpejtë, të kenë rrjedhje të hundëve, sy të skuqur dhe që kruhen gjithmonë. Nëse keni sistem të fortë imun ndoshta edhe viruset që shkaktojnë të gjitha ato simptoma që i kemi përmendur më lart do t'i shmangni, e nëse jeni nën ndikimin e tyre, atëherë mjekësia natyrale ka një zgjedhje për juve i cili do t'ju ndihmojë sa hapni e mbyllni sytë.

Për këtë ilaç nga barnatorja shtëpiake ju nevojiten jo më shumë se 10 minuta dhe disa përbërës, përfshirë: xhenxhefil, shkop kanelle, anis, mjaltë, uthull molle, limon dhe ujë. Merrni rreth 10 cm rrënjë të gjatë xhenxhefili, e pastroni si më së miri dhe e qëroni. Në enë hidhni katër gota me ujë dhe ia shtoni xhenxhefilin, shkopin e kanellës dhe dy pjesë të bimës anis. I zieni të gjithë. Më pas, uleni temperaturën dhe e lini edhe për 10 minuta. E derdhni në gotë, e më pas ia shtoni edhe dy lugë mjaltë, dy lugë uthull molle dhe lëngun nga gjysmë limoni. E pini sipas nevojës, marrë parasysh faktin se ky ilaç nuk ka asnjë efekt të dëmshëm anësor. 

(Kosova Sot)