Hudhra është e shëndetshme, po lëvoret e saj?

  • 08 November 2017 - 08:50
Hudhra është e shëndetshme, po lëvoret e saj?

Të gjithë e dimë se sa e shëndetshme është hudhra për organizmin e njeriut. Por, ndoshta nuk e keni ditur se edhe lëvoret e saj kanë dobi për shëndetin. 1. Kur të zieni supë me perime, mos e qëroni hudhrën, por e hidhni të tillë dhe me lëvore. Supa do të jetë shumë më e hijshme, me ngjyrë më të mirë, e njëkohësisht edhe shumë më e shëndetshme. 2. Nuk ka gjë më të mirë se buka e shtëpisë. E, edhe nëse ia shtoni një lugë lëvore të bluara të hudhrës, do të jetë më e shëndetshme dhe më e shijshme. 3. Nëse vuani nga ngërçet, çaji nga lëvoret e hudhrës është zgjidhje e problemeve. Merrni lëvoren e hudhrës, e bluani dhe një lugë ia hidhni ujit të valuar. Kur të ketë qëndruar për dhjetë minuta, procedoni masën në 2 decilitra lëng të pastër dhe e pini për çdo mbrëmje. 4. Keni flokë ezmerë, e vëreni se u janë shfaqur thinjat, e nuk ju pëlqejnë ngjyrat? Përzieni pak lëvore të bluar të lisit me lëvoren e bluar të hudhrës. Kjo jua mbulon thinjat në mënyrën qind për qind natyrale.

(Kosova Sot)