Si vepron vaji i kokosit në lukth të thatë?

  • 08 November 2017 - 22:29
Si vepron vaji i kokosit në lukth të thatë?

Për organizmin e njeriut, vaji i kokosit në lukth të thatë paraqet shumë dobi. Vaji i kokosit ka shije të këndshme, përmban ujë dhe sasi të pakët me aminoacide, e më së miri do të ishte ta përdorni në lukth të thatë, transmeton gazeta Kosova Sot.

ZVOGËLON MADHËSINË E BELIT Shkencëtarët kanë zbuluar se personat që në lukth të thatë konsumojnë 1-2 lugë vaj kokosi në ditë mund ta hollojnë belin, pasi ky vaj shkrin kaloritë e grumbulluara në organizëm.

NXIT HUMBJEN NË PESHË Nëse aktualisht jeni duke aplikuar ndonjë program dhe regjim në ushqim, rregullisht shkoni në palestër, atëherë provoni që vajin e kokosit ta konsumoni në lukth të thatë. Arsyeja për këtë është se vaji i kokosit mundet që në mënyrë efikase ta nxitë humbjen në peshë.

(Kosova Sot)