Turshitë me pemë, eliksiri i rinisë së të parëve tanë

  • 09 November 2017 - 16:29
Turshitë me pemë, eliksiri i rinisë së të parëve tanë

P emët turshi janë një prej pijeve më të shëndetshme të paraardhësve tanë. Përgatitet nga frutat e malit dhe pemëve të egra. Nëse rregullisht e pini këtë lëng të shëndetshëm e të fermentuar thonë se mund të jetoni gjatë dhe se do të keni një pleqëri të shëndetshme, sidomos nëse për turshitë me pemë zgjidhni fruta të egër, që rriten nëpër hapësirat ku ndotjet e qytetit nuk mund të depërtojnë. Turshitë me pemë janë përplot me enzima, e po ashtu edhe me minerale e vitamina, e zakonisht përgatiten në muajin tetor dhe nëntor. Ky lëng është shumë i shëndetshëm për faktin se zakonisht përgatitet nga frutat e egër të malit, që janë të pasura me vitamina C dje antioksidues. Është një nga pijet më të rëndë- sishme për dimër, sepse në mënyrë efektive mbron nga ftohjet dhe viruset. Falë pemëve të shëndetshme, kjo turshi është e hatashme edhe në forcimin e sistemit imun. Përdoret edhe te problemet me urinim, me tretjen, sidomos te kapsllëku. Ky lëng e përshpejton metabolizmin, është i mirë edhe për ata që duan të humbin në peshë, por edhe për ata që luftojnë astmën.

(Kosova Sot)