Përdoreni rrikën, shëron pothuajse gjithçka

  • 09 November 2017 - 16:31
Përdoreni rrikën, shëron pothuajse gjithçka

Vetitë shëruese të kësaj bime me shije pikante i kanë njohur edhe grekët. Pos në supë, me një pjekje të mirë mund ta përdorni edhe për probleme të tjera shëndetësore.

REUMË DHE ARTRIT

Në një copë pambuku vendosni rrikën e freskët të bluar dhe e aplikoni në vendin me dhimbje. Nëse ndjeni të djegura, hiqni kompresën. Prandaj, më mirë është që paraprakisht ta lyeni lëkurën me vaj ulliri.

TEMPERATURA E LARTË

 Nuk ka ilaç më të mirë se rrika për uljen e temperaturës midis ftohjes dhe viruseve. Pjesët e rrikës i vendosni përreth qafës dhe i mbani për disa orë. Rrika e nxjerrë temperaturën nga trupi.

DHIMBJET E KOKËS

Hiqni qafe ilaçet kundër dhimbjes së kokës. Qullin e përgatitur nga rrika e vendosni në qafë dhe e mbani për disa minuta, që të mos vjen te irritomi i lëkurës. Pas kësaj, detyrimisht qafën ta lyeni me vaj ulliri.

RRUGËT E FRYMËMARRJES

 Çaji nga rrika lehtëson frymë- marrjen dhe zbut proceset inflamatore të organeve të frymëmarrjes. Me dy decilitra ujë të vluar mbuloni 10 gramë rrikë të bluar, i mbuloni dhe të qëndrojnë për pesë minuta. E procedoni dhe e pini derisa është i vakët.

(Kosova Sot)